Telegrafi

Brighton 0-5 Man City, notat e lojtarëve – Shkëlqen Sterling

Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim te Brigtoni ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas ka vazhduar fitoret dhe formën e mirë para mbylljes së sezonit në Angli dhe fillimit të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve kur kanë mbetur edhe më pak se një muaj.

Golat në këtë fitore të thellë të Qytetarëve u shënuan nga Raheem Sterling (21’, 53’, 81’), Gabriel Jesus (44’) dhe Bernardo Silva (56’).

Lexo po ashtu Man City demolon Brightonin dhe vazhdon formën e mirë, Sterling shkëlqen me het-trik

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli anglez Sterling, i cili pas het-trikut të realizuar u vlerësua me notë maksimale 10.

Në anën tjetër, nota më e ulët në këtë ndeshje shkoi për portierin e vendasve, Mat Ryan, i cili u notua me 5.1.

Brighton:

Man City:

/Telegrafi/