Liverpooli ka arritur ta marrë një fitore të madhe në udhëtim te Brightoni me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Ligën Premier.
Skuadra e Jurgen Klopp ka arritur t’i kthehet fitores në kampionatin anglez, pasi javën e kaluar pësuan humbjen e parë këtë sezon nga Manchester City.
Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 50-të dhe u shënua nga Mohamed Salah, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi egjiptian Salah, që u vlerësua me notë 7.9.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin vendas Pascal Gross, i cili u notua me 5.6.
Për 73 minuta në këtë ndeshje luajti edhe ylli shqiptar Xherdan Shaqiri, i cili pati një paraqitje solide duke u vlerësuar me notë 6.3.
Brighton:
Liverpool:
/Telegrafi/