Telegrafi

Brighton 0-0 Arsenal, notat e lojtarëve – Dështojnë Aubameyang dhe Odegaard

Arsenali nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 0-0 në udhëtim te Brightoni në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Ligën Premier.

Ekipi i Mikel Artetas nuk ka arritur të marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat, pasi ka barazuar në ndeshjen ndaj Brighton.

Megjithatë, disa lojtarë patën paraqitje të mira individuale në këtë ndeshje nga të dyja skuadrat.

Lexo po ashtu Arsenali ndalet me barazim në udhëtim te Brightoni

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte anësori i vendasve, Marc Cucurella, i cili u vlerësua me notë 7.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për dyshen e Arsenalit Martin Odegaard dhe Pierre-Emerick Aubameyang, të cilët u notuan me 6.5.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/