Site icon Telegrafi

“Brightburn”, filmi horror sjell tregimin për superheroin keqbërës

Brightburn (Foto: YouTube/Screenshot/Movieclips Trailers)

Filmi i ardhshëm, “Brightburn”, e ka prezantuar paraqitjen e parë të shkurtër që, sipas kritikëve, premton një ngjarje të shkëlqyer horror me superheronj.

“Çka nëse një fëmijë nga një botë tjetër rrëzohet në Tokë, por në vend se të bëhet hero i njerëzimit, shfaqet si një keqbërës”, qëndron në përshkrimin e filmit.

Fragment nga filmi “Brightburn” (Foto: YouTube/Screenshot/Movieclips Trailers)

Regjinë e filmit e ka bërë David Yarovesky, i cili është i njohur për realizimin e “Guardians od the Galaxy” (2014).

Skenarin e “Brightburn” e kanë shkruar Brian Gunn dhe Mark Gunn.

Fragment nga filmi “Brightburn” (Foto: YouTube/Screenshot/Movieclips Trailers)

Në rolet kryesore janë angazhuar Elizabeth Banks, David Denman, Jackson A. Dunn, Matt Jones e Meredith Hagner.

Kritikët e filmit thonë se ky horror do të tregojë se si do të ishte në rast se Supermani do të ishte keqbërës.

Premiera e “Brightburn” është caktuar për 24 maj të vitit të ardhshëm në Amerikë dhe pastaj do të jepet nëpër vendet tjera të botës. /Telegrafi/

Exit mobile version