Thuajse secila vajzë ëndërron që të duket e përsosur në ditën e dasmës së saj.
Dhe, siç shkruan “Bright Side” në artikullin e vet, vajzat e Kosovës janë shumë me fat sepse e kanë artistin e makijazhit Arbër Bytyqin, i cili bën mrekulli në këtë aspekt, transmeton Telegrafi.
Arbëri ka qenë duke i transformuar femrat për më shumë se 5 vite, ndërkaq ka qenë i dhënë pas makijazhit qysh prej kur ka qenë fëmijë.
Sipas vet atij, pjesa më e mirë e punës së tij janë reagimet e femrave kur e shohin veten se si duken.
“Bright Side” nuk ka mundur ta injorojë talentin e këtij artisti, andaj edhe ka vendosur që me lexuesit e vet t’i ndajë disa prej punëve më të mira të tij. /Telegrafi/