Telegrafi

Brighi: Roma mund ta arrijë Interin

Aktualisht diferenca ndërmjet vendit të parë dhe të dytë është vetëm gjashtë pikë, por të dielën Nerazzurët zhvillojnë ndeshjen e javës së 24 kundër Napolit.

“Po përparojmë mirë dhe dëshirojmë të arrijmë sa më shumë që mundemi, por ishte një ndeshje e vështirë (kundër Palermos)… Ishim në gjendje të luanim shumë mirë, kështu që morëm pikët maksimale”.

“Interi? Është e qartë se ne jemi pas tyre. Ata janë një skuadër e shkëlqyer, por duhet të lëshojnë pikë ashtu që ne t’i arrijmë. Ne do të vazhdojmë me punën tonë”, ka thënë Brighi për Sky Sport Italia. /Telegrafi/