Site icon Telegrafi

Brigada e artilerisë në terren e ushtrisë amerikane zhvillon stërvitjen e parë në Gjermani

Për herë të parë pas një kohe të gjatë, brigada e artilerisë në terren e ushtrisë amerikane solli një stuhi zjarri në Gjermani, duke përdorur sistemet e tyre të rënda raketore.

Ushtria amerikane ka njoftuar se Batalioni i 1, Regjimenti i 6-të, i Brigadës së 41-të të Artilerisë Fushore, zhvilloi stërvitjen e tyre të parë të zjarrit që nga riaktivizimi në shtator të vitit 2019 në zonën e stërvitjes në Grafenwoehr, transmeton Telegrafi.

“Ky është zjarri i parë i drejtpërdrejtë i një njësie me qendër evropiane që nga viti 2004”, tha koloneli Anxhel Llompart, komandanti i Batalionit 1-6.

“Është një moment kyç në gatishmërinë tonë që tregon se ne tani mund të kalojmë në një trajnim më kolektiv me partnerët dhe aleatët tanë”, shtoi ai.

“Ushtarët kanë punuar me të vërtetë shumë dhe kanë punuar për shumë orë për të siguruar që pajisjet e tyre luftarake janë gati dhe që ata janë fizikisht dhe mendërisht të aftë për të ekzekutuar misionin që iu jepet”, tha komandanti e ushtrisë Sgt. Major David Cecil.

“Sa herë që ekzekutojmë një zjarr të gjallë, duam të jemi të sigurt se gjithçka shkon mirë”, tha Llompart.

“Një pjesë e strategjisë sonë të trajnimit është të sigurojmë që kemi bërë gjithçka që mundemi për të zbutur rrezikun. Pavarësisht se me çfarë pengese hasim, edhe nëse është me mjegull me shikueshmëri të kufizuar, ne gjithmonë do ta përfundojmë misionin. Zjarri i gjallë shtoi një tjetër moment historik për prejardhjen dhe historinë e gjatë të batalionit”, shtoi ai.

“Ky batalion ka qenë i krijuar rreth vitit 1798”, tha Llompart.

“Kjo është një pjesë tjetër e historisë sonë që na lejon të kontribuojmë për kombin tonë. Jemi krenarë që jemi këtu dhe mezi presim të vazhdojmë të punojmë me aleatët dhe partnerët tanë”. /Telegrafi/

Exit mobile version