Një ekspert i Bankës Botërore shprehet se pesë ekonomitë në zhvillim mund të zëvëndësojnë përdorimin e dollarit amerikan në transaksionet ndërkombëtare për të shmangur të ashtuquajturin “terrorizmin ekonomik”.
“Sistemi BRICS” shënon një hap të rëndësishëm drejt de-dollarizimit të tregjeve energjetike dhe lindjen e një sistemi të ri monetar. Duhet zëvëndësuar “sistemi perëndimor grabitqar dhe dominues” që ka shkaktuar luftëra botërore dhe ka krijuar “terrorizmin ekonomik””, shprehet ish-ekonomisti i Bankës Botërore, Peter Koenig.
“Një ‘sistem BRICS’ do të ofronte një alternativë të shëndetshme ndaj sistemit të dollarit, që sot është zhytur në borxhe dhe pothuajse i vdekur”, deklaroi Koenig për Qendrën Kanadeze për Alternativa Politike. Sistem hipotetik ose i pashmangshëm “BRICS” duhet të bazohet në një monedhë të re, që Koenig e quan “Bricso”.
“Është koha që monedha e botës hajdute, e abuzimeve dhe zhfrytëzimeve, që është bërë instrument financiar për luftrat e pafundme dhe terrorizmin ekonomik, të zëvëndësohet me një monedhë paqësore, që respekton sovranitetin kombëtar, një monedhë që funksionon për të gjithë njerëzit dhe jo për disa personazhe elitare”, thotë Koenig, i cili shton se aktualisht 6 banka amerikane kontrollojnë rreth 60% të të gjitha aktiviteteve bankare në botë. /Telegrafi/