Site icon Telegrafi

Bricklin publikon imazhe nga modeli i ri

Imazhet e publikuara së fundmi të një veture vënë në pah ngjashmërinë e saj me ikonën Bricklin SV-1 të viteve 1970.

Përtej kësaj, të dyja kanë logon e Bricklin.

Ekziston edhe një tjetër ngjashmëri mes këtyre të dyjve. Të dyja janë reale.

Siç raportohet, kompania që e prodhon veturën e re Bricklin 3EV është Visionary Vehicles, përcjell Telegrafi.

Edhe pse shumë prej veturave nuk e kalojnë kurrë fazën e idesë, është për habi që tani marka ka shfaqur prototipin e 3EV.

Edhe pse nuk dihet shumë për të, thuhet se 3EV premton “performancë të shkëlqyer”, me një motor elektrik në pjesën e përparme.

Ai është projektuar nga dizajnerët e veturave të garave dhe vjen me një të brendshme me kabinë dixhitale, jo ndryshe nga ajo e Mercedes-Benz.

3EV përmban një ekran info-argëtues, ulëse me ngrohje dhe një sistem për ndihmë ndaj shoferit.

Thuhet se modeli i ri nga Bricklin do të arrijë vlerën e 28,980 dollarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version