Telegrafi

Briatore dhe Symonds lënë Renaultin

“Skuderia Renault nuk do kundërshtojë akuzat e FIA-s në lidhje me çmimin e madh të Singaporit në vitin 2008 dhe dëshirojmë të njoftojmë se Flavio Briatore e Pat Symonds kanë dhënë dorëheqje”, thuhet në deklaratën zyrtare të Renault.

Po ashtu, Renault pohon se para mbledhjes së Këshillit Botëror të FIA-s (që mbahet më 21 shtator në Paris), nuk do bëjë asnjë koment lidhur me skandalin e Singaporit.