Site icon Telegrafi

Brian Austin Green flet hapur për homoseksualitetin e djalit të tij: Shumë prindër kanë frikë ta pranojnë fëmijën e tyre

Brian Austin Green (Foto: MEGA/GC Images)

Aktori dhe ish-bashkëshorti i Megan Fox, Brian Austin Green, ka folur hapur për një temë që është ende tabu në botë- faktin që djali i tij është një homoseksual.

Në episodin e fundit të podkastit “Frosted Tips” me Lance Bass, ylli i “Beverly Hills 90210” foli për rritjen e djalit të madh, Kassius Lijah Marcil-Green.

“Unë do të hyja në këto biseda me Kashin ku doja shumë të kuptoja gjëra që më dukeshin kaq të pakuptueshme në fillim”, tha Green.

“Dhe pastaj e kupton dhe thua me vete ‘Kjo nuk është aspak ndryshe’. Është thjesht zgjedhja jote e partnerit. Nuk më prek aspak mua. Dhe kjo është ajo që unë gjithmonë përpiqem t’u lë përshtypje njerëzve tani – kjo nuk të prek ty”, shpjegoi ai.

Më pas prezantuesja e vlerësoi aktorin për faktin se ishte aq mendjehapur, duke shtuar se 21-vjeçari Kassius është i lumtur që e ka si prind.

Kassius Lijah Marcil-Green (Foto: Brian Austin Green/Instagram)

“Shumë fëmijë janë keqkuptuar. Edhe nëse prindërit i pranojnë, ka shumë raste kur fëmija ende e di se ata ende nuk janë dakord me të”, tha Bass.

“Shumë njerëz kanë frikë nga kjo njohje e një fëmije, por ju nuk keni pse të keni frikë, kjo më intrigon”, shtoi Austin.

Brian Austin Green (Foto: Brian Austin Green/Instagram)

Kassius erdhi në jetë gjatë kohës që Brian ishte në një lidhje me Vanessa Marcil dhe pas saj, ai u martua me aktoren e famshme Megan Fox.

Ai kishte tre djem të tjerë me të dhe çifti u divorcua dy vjet më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version