Sllovenia e mbështet dhe do ta mbështesë Maqedoninë në proceset eurointegruese. Për shtete të vogla si Maqedonia dhe Sllovenia është me rëndësi që të jemi unik dhe së bashku t’i realizojmë qëllimet tona para bashkësisë ndërkombëtare”, deklaroi sot kryetari i Kuvendit të Sllovenisë, Milan Brglez, pas takimit me Talat Xhaferin.
Xhaferi tha se në takim e ka informuar Brlgezin për punë e Kuvendit, për zgjedhjet e ardhshme lokae dhe për dinamikën e Kuvendit në pajtim me planin 3-6-9 të qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Xhaferi dhe Brglez kanë folur edhe për kontributin e Maqedonisë në përballjen me krizën e emigrantëve.
Brglez në mesditë do të ketë fjalim në Kuvendin e Maqedonisë, ndërsa pastaj do të realizojë takime me kryetarët dhe anëtarët e komisioneve për politike të jashtme dhe çështje evropiane, si dhe me Zoran Zaevon dhe Gjorge Ivanovin.
Brglez në Shkup do të merr pjesë edhe në forumin e biznesit./Telegrafi/