Telegrafi

“Brezovica është e jona edhe pikë” thotë Vesa Luma! (Foto)

Këngëtarja Vesa Luma këto ditë është duke qëndruar në Kosovë, ku është duke kaluar disa ditë pushimi bashkë me familjarët e saj.

Gjersa moti ka qenë i vranët dhe me dëborë këto ditë, ajo ka shfrytëzuar rastin që bashkë me familjarët e saj të vizitojnë malet e Brezovicës, për të shijuar edhe skijimin.

Lexo po ashtu E lidhin Vesa Lumën! (Foto)

Ajo ka publikuar disa fotografi në Instagram Story ku shfaqet duke skijuar me snowboard, teksa në njërën prej fotove, Vesa shkruan “Brezovica është e jona edhe pikë”, çka nënkupton se me këtë frazë ajo kundërshton ashpër planin strategjik të Brezovicës, për tu marrë nën menaxhimin e investitorëve të huaj.

Me këtë gjë Luma ka treguar se është nacionaliste, teksa ka shijuar pushimet në malet e bukura kosovare. /Telegrafi/

Vesa Luma: “Brezovica është e jona edhe pikë”. Foto nga Instagram Story.