Brezovica është një prej destinacioneve më të njohura të skijimit në Kosovë.
Panorama e mrekullueshme malore që tërheq adhurues të shumtë të natyrës, tani sfidohet nga prania e mbeturinave që janë hedhur pa kujdes në ambient.
Një lexues i Telegrafit, ka dërgur video dhe fotografi, në të cilën shihet pamje e shëmtuar tek rruga që çon për Brezovicë.
Kjo pamje nuk është e rrallë, pasi të tilla kemi parë në vazhdimësi në këtë pjesë.
Ndërgjegjësimi i dobët dhe mungesa e infrastrukturës adekuate për mbledhjen dhe menaxhimin e mbeturinave janë bërë burim i një problematike të rritur, veçanërisht gjatë sezonit turistik kur fluksi i vizitorëve është në pikun e tij.
>