Ai i ka kaluar provat te skuadra e Kavalas, e cila garon në ‘Football League’, apo ndryshe një kategori më poshtë se elita e futbollit grek. Lajmin e konfirmoi për Arena vetë futbollisti, duke rrëfyer tutje për formën e treguar atje.
“Që nga data 18 deri më 23 kam qëndruar në Greqi, ku jam provuar te skuadra e Ligës së Parë, Kavala. Gjatë provave pesëditore mendoj që kam treguar formë shumë të mirë, ku edhe krerët e klubit kanë kërkuar menjëherë që të më mbajnë në skuadër”, deklaroi Breznica.
Ani pse iu është ofruar kontratë, ai nuk e ka nënshkruar ende atë. Shkak për një gjë të tillë janë problemet me pasaportë. “Momentalisht, i kam disa probleme me pasaportë. Ato pres t’i zgjidhi gjatë ditëve në vazhdim dhe kështu gjatë javës së ardhshme përsëri të udhëtoj drejt Greqisë për të nënshkruar kontratën, e cila do të jetë njëvjeçare. Kushtet më kanë pëlqyer dhe jam i lumtur që në të ardhmen do të jem pjesë e futbollit grek”, tha tutje ai. /Tribuna/Telegrafi/