Site icon Telegrafi

Brezi i tretë i trajnerëve pajiset me licenca “B” të UEFA-s

Kursi që zgjati për tri javë rresht dhe i organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Gjermanisë, ka përfunduar të mërkurën, shkruan sot Koha Ditore.

Instruktori gjerman Wolfgang Grunert ka porositur trajnerët e rinj që përvojat e tyre të marra në këtë kurs t’i përcjellin te të rinjtë.

"Besoj se kemi punuar mjaft mirë dhe ka dukshëm përparim në secilin grup që kemi pasur dhe kemi arritur një përvojë të mirë, që besoj se do të keni mundësi ta përcillni te të rinjtë", ka thënë Grunert, njofton të enjten FFK-ja.

Besim të madh në trajnerët e sapolicencuar ka edhe nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi. "Kur të gërshetohen përvoja gjermane dhe talenti ynë, atëherë besoj se ju do të jeni nesër trajner të mirë", ka thënë Ademi. 

Exit mobile version