Telegrafi

BREXIT-i do t’i kushtojë Spanjës mbi 9.5 miliardë euro

Banka Qendrore e Spanjës me anë të një raporti ka njoftuar se vendi do të pësojë dëm serioz financiar në rast të një BREXIT-it pa marrëveshje.

Raporti thekson se Spanja në 5 vitet e ardhshme do të pësojë humbje prej mbi 9.5 miliardë euro, ku tutje thuhet se cila do mënyrë e BREXIT-it do t’i shkaktojë dëme financiare vendit.

Banka potencon se në rast të BREXIT-it pa marrëveshje rritja ekonomike e Spanjës në 5 vitet e ardhshme do të bie në 0.82 për qind.

Parlamenti britanik më 14 mars miratoi propozimin e kryeministres Theresa May për rivotimin e marrëveshjes së BREXIT-it, apo zgjatjen deri më 30 qershor. Sipas këtij vendimi Britania e Madhe nuk do të largohet nga Bashkimi Evropian siç ishte planifikuar më 29 mars. /Telegrafi/