Britania e Madhe pritet që brenda pak më shumë se një javë të mos jetë më anëtare e Bashkimit Evropian.
Një Brexit pa marrëveshje do të ketë pasoja të mëdha në art, kulturë, sport dhe botën e muzikës, shkruan gazeta britanike në versionin online, express.co.uk.
Organizatorët e Eurovisionit kanë paralajmëruar se dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian mund të sjellë edhe largimin e vendit ishullor nga konkursi i famshëm muzikor.
Vendimi ka nxitur reagimin e admiruesve të muzikës në Britani të Madhe, të cilët edhe kanë nisur një fushatë, përmes së cilës kërkojnë që festivali evropian të ruajë përbërjen e tij.
Britania e Madhe ka një histori të gjatë në Eurovision, ku përfaqësuesit e saj kanë fituar garën pesë herë, ku e fundit ishte në vitin 1997.
Theksojmë se këtë vend në këtë garë prestigjioze evropiane do ta përfaqësojë Michael Rice me këngën “Bigger Than Us”, ku fitoi në festivalin e organizuar nga televizioni publik, BBC.
Ndryshe, festivali pritet që këtë vit të mbahet në shtetin izraelit gjersa Shqipërinë do ta përfaqësojë Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës”. /Telegrafi/