Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Craney, tha se votimi për Brexit në vitin 2016 i kushton ekonomisë britanike rreth 10 miliardë funta (14.25 milardë) në vit, sipas të përditshmes britanike the Times.
Ndërkohë që ekonomia britanike ka performuar më mirë se projeksionet e Bankës së Anglisë pas referendumit në Qershor 2016, në 3 tremujorët e parë të 2017-ës publikoi rritjen më të ngadaltë në grupin e 7 ekonomive më të pasura.
Carney tha se humbja ekonomike është ekuivalente me 2/3-ate 350 milionë paund në javë shpenzime publike që mbështetësit e Brexit premtuan pas daljes së Britanisë.
Statisticienët e Qeverisë e kanë akuzuar ministrin e jashtëm Boris Johnson për keqpërdorimin e të dhënave shtetërore, duke përsëritur shifrën prej 350 milionë paund në javë.
Carney është kritikuar nga mbështetësit e Brexit për komentet publike që ka bërë mbi ndikimin e votimit për të dalë nga Bashkimi Europian, në ekonominë britanike. /Telegrafi/