Telegrafi

‘Brexit’, Kameron i pasionuar për të qëndruar në BE

David Kameron ka hedhur poshtë akuzat se ai në mënyrë të fshehtë po kërkon daljen e Britanisë nga BE-ja, pasi thotë se është i ‘pasionuar’ të qëndrojë në BE.

Në takimin e grupit G7 në Japoni, ai mohoi pohimet e të tjerëve, se instinkti i tij ishte për të votuar largimin nga BE.

“Unë nuk jam çfarë të tjerët pohojnë. Unë e kam të qartë mendimin në lidhje me qëndrimin në Evropë, të cilin e kam pasur që kur jam përfshirë aktivisht në politikë”, tha Kameron.

Në anën tjetër, Boris Johnson i tha atij se nuk është vonë për t’u bashkuar në fushatën e braktisjes së BE-së.

Për ndryshe, në Britani pritet të mbahet referendum, për të vendosur nëse Britania do të qëndrojë apo të largohet nga Bashkimi Evropian, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.