Site icon Telegrafi

BREXIT dhe Italia zbresin vlerën e euros

Shkëmbimi valutor ndërmjet euros dhe dollarit amerikan është duke u shkëmbyer ulët, pasi dollari arriti pikën më të lartë kundrejt valutave të tjera dhe pasiguria mbi negociatat lidhur me BREXIT-in dhe shpenzimet e buxhetit të Italisë i hutuan investitorët.

Euro gjithashtu u tregtua ulët, pasi zëvendëskryeministri i Italisë, Luigi Di Maio, tha se nëse Komisioni Evropian refuzon letrën e Italisë mbi deficitin e tyre buxhetor, atëherë do të ketë ende kohë për të diskutuar me buxhetin, përcjell Telegrafi.

Investitorët mbeten të kujdesshëm, për mosmarrëveshjet midis qeverisë së Italisë dhe Bashkimit Evropian mbi projekt-buxhetin për vitin, të cilin Komisioni Evropian e ka hedhur poshtë si shkelje e ligjeve të Bashkimit Evropian. Agjencia e vlerësimeve Moody’s uli vlerësimin e kredisë të Italisë, por mbajti një vlerësim të qëndrueshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version