Shawna C ka qenë duke ngrënë në një restorant në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, kur ndjeu diçka të pashijshme në kafshim.
Pasi e nxori nga goja, kuptoi se ishte një bretkosë e ngordhur që ndodhej në mes të perimeve të sallatës, transmeton Telegrafi.
“Po, ishte një bretkosë e vërtetë, të cilës ia hëngra një pjesë të trupit”, ka thënë ajo lidhur me rastin.
Megjithëse është ankuar, atë e kanë shpërblyer me një kartelë me të cilën mund të hante falas në po të njëjtin lokal.
Sipas të gjitha gjasave, përbërësit e sallatës nuk janë shpëlarë me ujë dhe as që janë kontrolluar për ndonjë papastërti. /Telegrafi/