Telullah është breshka që iku para gjashtë muajsh, nga një shtëpi në Oxford të Anglisë, kurse ajo u gjet në një shkollë 300 metra më larg.
Pronarët e gjallesës që ka nëntë vjet, kishin menduar se iku përgjithmonë, ndërsa nuk do ta shohin më kurrë, transmeton Telegrafi.
“Hoqëm dorë nga kërkimi, pasi menduam se dikush e ka vjedhur, pasi janë kafshë mjaft të shtrenjta” ka thënë pronari, pasi ktheu breshkën në shtëpi.
Madje, ata humbën shpresat se gjendet, pasi dy herë ra borë dhe nuk besohej se mund të gjente ushqim, po që se ishte ende në atë zonë.
Pasi e kishin nxënësit në oborrin e shkollës, e kanë dërguar se veterineri më i afërt, i cili e ka njoftuar menjëherë pronarin për kafshën e humbur. /Telegrafi/