Realiteti ishte i hidhur për një breshkë të blerë në dyqan të kafshëve, që u lëshua e lirë në lumë që besohet të jetë në Shtetet e Bashkuara.
Sapo adoleshenti e lëshoi në ujë, kafshën e vogël e rrëmbeu një peshk dhe u largua bashkë me të, transmeton Telegrafi.
“Para se të lë të shkosh, dua të them se ti ishte i vërteti” ka thënë i riu, para se ta linte të lirë.
Besohet se këtë breshkë ai e kishte mbajtur si kafshë shtëpiake për një kohë, ndërsa mendoi se mënyra më e mirë do ishte ta lëshonte të lirë. /Telegrafi/