Site icon Telegrafi

Breshkat mbyllin aeroportin JFK në New York

Askush nuk ka mundur të ndikoj në ngadalësinë dhe qetësinë e një grupi prej 78 breshkash të llojit “Malaclemys terrapin”,që peshojnë diç më shumë se një kilogramë, e të cilat kishin vendosur të kalojnë nëpër pistën e aeroportit JFK në New York. Ato kanë filluar të arrijnë qysh në ora tetë të mëngjesit nga gjiri i afërt në mënyrë që të punësuarit të lajmërojnë për “një numër të madh të breshkave në pistë”.

Pista ka qenë e mbyllur për 35 minuta rresht, derisa nuk janë larguar pasagjerët e vegjël, ka njoftuar zëdhënësi i aeroportit dhe ka shtuar: “Kanë dalë nga uji, kjo thjesht ndodhë”.

Supozohet se breshkat i ka tërhequr rëra pranë pistës në të cilën i lëshojnë vezët pas çiftëzimit.

“Duket se të gjitha breshkat përnjëherë kanë qenë në qejf për të bërë dashuri”, ka thënë zëdhënësi.

Exit mobile version