Ardhja e kafshëve të reja të egra në botë është gjithmonë një pamje magjepsëse dhe breshkat nuk bëjnë përjashtim.
Të shohësh ato të dalin nga rëra është një gjë e rrallë dhe një video e publikuar së fundmi ka prekur shumë njerëz.
Dhe dikush që ka hasur rastësisht këtë përvojë të mrekullueshme, ka vendosur të regjistrojë momentin dhe ta ndajë me të tjerët, përcjell Telegrafi.
Shumë komentuan se skena ishte vërtet magjike dhe një grua shtoi se po të kishte qenë atje, do të ishte tunduar të ndihmonte breshkat e vogla të arrinin më lehtë në det.
Për fat të mirë, ky grup breshkash të vogla nuk kishin nevojë për ndihmë. /Telegrafi/