Tumorët e shkaktuar nga herpesi po e shkaktojnë vdekjen e shumë breshkave të detit në Great Barrier Reef të Australisë, thuhet në disa studime të reja.
Studimi, i kryer nga Karina Jones, ka treguar se këto krijesa janë duke kontraktuar një njollë specifike të virusit të herpesit, që e shkakton fibropapillomatosizën – tumor i shëmtuar që rritet në organet e brendshme, sy, bisht dhe carapace, transmeton Telegrafi.
Tumorët janë të “mirë”, por mund të rriten deri në 30 centimetra madhësi, duke e bllokuar pamjen e breshkës. Kjo i parandalon ato të kërkojnë ushqim dhe t’i zbulojnë grabitqarët, gjë që e shkakton sistemin e imunitetit të dobësohet edhe më shumë.
“Breshkat e prekura nga ky virus janë të dobëta për nga pesha dhe kanë patogjene tjera të cilat i prekin ato’, ka treguar Karina për New Scientist.
“Kjo është arsyeja se përse ato vdesin”, ka shtuar ajo.
Besohet se ndotja e ajrit është shkaktari i këtij problemi, pasi që sistemi i imunitetit të breshkave dobësohet çdo herë e më shumë.
“Këto lloje të tumorit në breshka i shohim në disa vende të botës ku aktiviteti njerëzor është më i lartë”, ka shpjeguar Karina.
Vendi me më së shumti breshka të prekura nga ky virus është ishulli Magnetik, ishulli më i preferuar nga turistët. Besohet se gjysma e breshkave në këtë zonë janë të prekura nga kjo dukuri vdekjeprurëse.
Fibropapillomatosoza është zbuluar edhe në breshkat që gjenden në Floridë dhe Hawaii, tregon një studim tjetër.
Studimi tjetër gjithashtu ka treguar se vendet me më së shumti breshka të prekura nga ky virus janë ato ku aktiviteti njerëzor është i dendur! /Telegrafi/