Site icon Telegrafi

Breshka Jonathan (178 vjeçare) kafsha më e vjetër në botë

Përkundër viteve Jonathan, sipas banorëve lokalë, edhe më tutje mbahet mirë dhe rregullisht çifton tri breshka femra më të reja. Zëdhënësi i sektorit turistik të ishullit sqaroi se Jonathan është në pronësi të qeverisë së Shën Helenës dhe jeton në një plantacion të veçantë në tokën e guvernatorit. Asaj i bëjnë shoqëri edhe pesë breshka më të reja. Kur u soll në ishull më 1882 ajo ishte një breshkë e rritur dhe kishte rreth 50 vjet.

Për këtë arsye tash konsiderohet se ka më së paku 178 vite dhe është banori më i vjetër i Shën Helenës, ndërsa besohet se është edhe breshka më e vjetër në botë. Emrin e mori në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar, ndërsa atë e pagëzoi guvernatori i atëhershëm Spencer Davis. Breshka njihet pasi që ka edhe një fotografi bardh e zi që daton në vitin 1900.

Ishulli i Shën Helenës ka 4.200 banorë. Në histori njihet për izolimin e Napoleonit më 1815. Ai është mbajtur i burgosur në këtë ishull deri më 1821 dhe aty është varrosur pas vdekjes. /Telegrafi/

 

Exit mobile version