Telegrafi

Breshka ia shti flakën shtëpisë

Emma Fox, 30-vjeçare, dhe partneri i saj Paul Butler, 45-vjeçar, e kishin lënë breshkën e tyre me emrin Fred në një enë ndër llambën për ngrohje, për ta mbajtur atë të ngrohtë.

Por Fred kishte grumbulluar kashtën e saj të thatë nën llambë, dhe ajo u ndez, duke shpërndarë flakën në tërë shtëpinë.

Emma, e cila gjithashtu ka edhe një qen si dhe dy breshka të vogla, ka thënë: "Ne ishim duke blerë gjëra në qytet kur pranuam një thirrje nga zjarrfikësit, të cilët thanë se breshka jonë ia kishte futur flakën shtëpisë”.

“Për fat të mirë fqinji ynë e kishte dëgjuar alarmin e tymit i cili ishte aktivizuar dhe kishte thirrur zjarrfikësit”, Emma.

"Janë shkaktuar shumë dëme nga tymi. Ma duhet të zëvendësojmë të gjitha orenditë tona dhe derën e hyrjes, por të gjitha kafshët kanë mbijetuar. Ka mundur të jetë edhe më keq".

Emma ka thënë për breshkën problematike: "Ajo ka vlerë jashtëzakonisht të madhe për mua, edhe pse gati sa nuk na e dogji krejt shtëpinë".