Një rast i ngjashëm ka ndodhur në një park diku në Turqi. Në një video të postuar në Facebook, shihet një breshkë e rrotulluar në shpinë duke u orvatur që të kthehet në këmbë. Por, gjithçka është e kotë derisa në ndihmë nuk i vjen një breshkë tjetër.
Breshka e dytë e sheh se e ka të pamundur të lëvizë dhe i afrohet që ta ndihmojë. Pakkush e besoi se do të mund t’ia dilte, por ja që ia doli dhe e ktheu “mikun” apo “mikeshën” në këmbë.
E kur kjo ndodhi, pasuan brohoritjet e të pranishmëve.
Klikoni këtu për ta parë videon:Yol Arkadaşı Olmak Böyle Bir Şey..