Site icon Telegrafi

Breshka gjigante në brigjet e Golemit (Foto)

Një breshkë uji ka dalë në brigjet e detit në plazhin e Golemit. Banorët e zonës, të cilët dërguan pamjet e breshkës së ngordhur në “Ti Raporton” në Top Channel, ankohen për shkak të erës së keqe që vjen prej saj.

Ata thonë se breshka, e cila peshon rreth 40 kg ka disa ditë që ka ngordhur, por askush nuk e ka larguar edhe pse kundërmimi shqetëson banorë e pushuesit e fundjavave.

Exit mobile version