Breshka Galapagos, për të cilën shkencëtarët besuan se u zhduk më shumë se një shekull më parë, u gjet e gjallë, testet gjenetike konfirmuan sot.
Breshka gjigande femër u zbulua në vitin 2019 gjatë një ekspedite në ishullin Fernandina dhe për të provuar lidhjen, shkencëtarët morën mostra nga femra dhe i krahasuan ato me mbetjet e meshkujve nga speciet Helonoidis fantastikus, raporton bbc.
Hera e fundit që kjo specie u vu re ishte në 1906, kur shkencëtarët nga Akademia e Shkencave e Kalifornisë lundruan në Ishujt Galapagos për të kryer një studim gjithëpërfshirës të florës dhe faunës së tyre, transmeton Telegrafi.
¡Se creía extinta hace más de 100 años! Hemos reconfirmado su existencia. La tortuga de la especie Chelonoidis phantasticus fue encontrada en #Galápagos. Empezar con tan buenas noticias nuestra gestión es una linda coincidencia. La esperanza está intacta. #JuntosLoLogramos pic.twitter.com/KOmBMLIfEY
— Gustavo Manrique M. (@GustavoManriq_M) May 25, 2021
Ishin këto mostra që u mundësuan gjenetistëve nga Universiteti Yale të përcaktonin 115 vjet më vonë se femra, e njohur gjithashtu si breshka e Fernanda, me të vërtetë i përket gjinisë Helonoidis fantastikus.
Ministri i Mbrojtjes së Mjedisit, Gustavo Manrique, shkroi në Twitter për breshkën gjigante Fernandin. “Shpresa është e gjallë,” shtoi ai.
Aktualisht, kjo breshkë është e vendosur në një qendër shumimi në ishullin Santa Cruz. Drejtori i Parkut Kombëtar Galapagos, Danny Rueda, tha se do të niste një ekspeditë në ishullin Fernandina, në mënyrë që të gjente anëtarë të tjerë të kësaj specie. /Telegrafi/