Telegrafi

Breshka e vogël u rrëmbye nga një pulëbardhë, derisa po zhvillohej një emision televiziv (Video)

Shikuesit e një emisioni televiziv që po zhvillohej në Heron Island të Australisë, mbetën të habitur me skenën e pa pritshme.

Derisa Liz Bonnin po fliste për breshkat e vogla që po dilnin nga vezët, një pulëbardhë është afruar dhe e rrëmbeu një prej gjallesave të vogla, transmeton Telegrafi.

“Ndodhi e zakonshme në botën e egër”, si dhe “më ka traumatizuar” ishin dy prej komenteve të shumta.

Organizatorët e emisionit, kanë thënë se nuk e larguan atë pjesë, për të treguar çfarë vërtetë ndodhë në jetën reale, megjithëse është mjaft e ndjeshme. /Telegrafi/