Site icon Telegrafi

Breshka bëhet “e shpejtë dhe e furishme” pas sulmit nga miu (Video)

Pronari i breshkës, Jude Ryder ishte tmerruar kur e kishte vërejtur se këmbët e para të saj ishin kafshuar deri në “bërryl”.

Ai kishte kërkuar edhe te veterineri ndonjë zgjidhje, por kjo tanimë ishte e pamundur, transmeton Telegrafi.

Dhe pas kësaj, ai provoi diçka tjetër. Ai kërkoi nga djali i tij, i kualifikuar për inxhinier mekanik, të bënte breshkën të lëvizshme. Kërkoi nga ai që të bënte dy rrota me të cilat do të ndihmonin atë për të ecur.

Dhe falë imagjinatës së tij dhe djalit të tij, breshka tanimë është më e shpejtë se kurrë.

“Ishte sikur ta mbushje me mbushës turbo, ajo tanimë lëviz me një shpejtësi dyfish më të madhe”, citohet të ketë thënë pronari. /Telegrafi/ 

Exit mobile version