Site icon Telegrafi

Breshka amfibe zhvillohet nga hulumtuesit e universitetit të Yale, ky robot mund të ecë dhe notojë

Hulumtuesit nga Universiteti i Yale në SHBA, kanë zhvilluar robotin e ri amfib që ka formën e një breshke që mund t’i transformojë këmbët në shapka për not.

Breshka robotike amfibe e quajtur ART, bazohet në breshkat e ujit dhe ato që qëndrojnë në pyje, transmeton Telegrafi.

“Breshkat e detit dhe  tokë kanë trup të ngjashëm, katër ekstremitet por edhe pamje dhe lëvizje të ndryshme.

Breshkat e detit kanë këmbët si shapka për not, derisa ato që jetojnë në tokë kanë këmbët më të shkurtra”, ka njoftuar Rebecca Kramer-Bottiglio.

Megjithatë, roboti është zhvilluar në Yale dhe mund të ndryshojë formën derisa është në lëvizje. Ky robot përdor materiale të ndryshme si dhe ka muskuj artificial.

ART lëvizë nëpër tokë pa ndonjë problem, e më pas këmbët i transformohen në shapka kur i afrohet ujit. Në këtë mënyrë i mundëson të notojë pa ndonjë problem. /Telegrafi/

 

Exit mobile version