Telegrafi

Breshka 90-vjeçare solli në jetë tre pasardhësit e saj të parë

Breshka 90-vjeçare, Pickles në kopshtin zoologjik të Houstonit ka lindur tre këlyshët e saj të parë. Sipas një mesazhi në blogun e kopshtit zoologjik, rojtari vuri re se breshka po bënte tre vezë.

Ekipi i kujdesit të kafshëve më pas i mori vezët për t’i ruajtur.

“Toka në Houston nuk është ideale për breshkat e Madagaskarit dhe nuk ka gjasa që vezët të kishin dalë vetë nëse rojtari nuk do të kishte qenë në vendin e duhur në kohën e duhur”, shpjegoi kopshti zoologjik.

Të tre këlyshët quheshin Jalapeno, Dill dhe Gherkin. Sipas kopshtit zoologjik, Pickles është një nga “breshkat më të vlefshme”.

Ky lloji është i rrezikuar shkaku i tregtisë së paligjshme të kafshëve shtëpiake dhe faktit që ato në përgjithësi kanë pak pasardhës.

Pickles është kafsha më e vjetër në kopshtin zoologjik të Houstonit, i cili ka qenë shtëpia e tij në 36 vjetët e fundit. Këlyshët do t’i bashkohen në shtëpi kur të rriten dhe të bëhen mjaft të fortë. /Telegrafi/