Telegrafi

Breshëri zgjati mbi 20 minuta, kokrrizat në madhësi të vezëve dëmtuan kulme dhe vetura (Video)

Kokrrizat në madhësi të vezëve, që ranë gjatë një breshëri që zgjati mbi 20 minuta, dëmtoi shumë kulme dhe vetura në Jinping të Kinës.

Banorët janë zgjuar nga krismat e shumta dhe zhurma e krijuar, për të gjetur copëza enorme akulli nëpër hapësirat  banimit, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e të reshurave të mëngjesit, është bllokuar trafiku në këtë qytet që ndodhet në kufi me Vietnamin, mirëpo nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Dëmet nga kokrrizat që arrijë diametër deri në pesë centimetra, janë shkaktuar edhe në të mbjella. /Telegrafi/