Vetëm për 20 minuta, breshëri i mbrëmshëm që kaploi rajonin lindor të vendit, respektivisht Kamenicën e Maqedonisë, si edhe fshatrat përreth, i ka dëmtuar shumë pemët, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Banorët kanë treguar se të rreshurat e breshërit nuk janë ndalur për 20 minuta, ndërkaq madhësia e kokrës së breshërit ka qenë sa një vezë. Janë dëmtuar edhe serat me perime.
Pritet raporti i Komisionit për vlerësimin e dëmeve nga katastrofat natyrore, që më pastaj të dëmshpërblehen bujqit./Telegrafi/