Telegrafi

Breshëri i rrëmbyeshëm, lundrimin me barkë nëpër liqe e ktheu në makth (Video)

Donovan Ricioli po lundronte së bashku me miq, në një liqe në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, kur papritmas nisi një stuhi.

Nuk kaloi shumë dhe filloi breshëri i rrëmbyeshëm, që shoqërohej me copëza akulli, që kishin madhësinë e topave të golfit, transmeton Telegrafi.

“Jemi nën zjarr” dëgjohet duke thënë njëri prej të pranishmëve, ndërsa të tjerë lëshonin zëra nga goditjet dhe frika që i kaploi.

Mësohet se gjithçka ka përfunduar shpejtë, por i ka lënë dëmtime të konsiderueshme pjesës së jashtme të barkës. /Telegrafi/