Donovan Ricioli po lundronte së bashku me miq, në një liqe në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, kur papritmas nisi një stuhi.
Nuk kaloi shumë dhe filloi breshëri i rrëmbyeshëm, që shoqërohej me copëza akulli, që kishin madhësinë e topave të golfit, transmeton Telegrafi.
“Jemi nën zjarr” dëgjohet duke thënë njëri prej të pranishmëve, ndërsa të tjerë lëshonin zëra nga goditjet dhe frika që i kaploi.
Mësohet se gjithçka ka përfunduar shpejtë, por i ka lënë dëmtime të konsiderueshme pjesës së jashtme të barkës. /Telegrafi/
https://youtu.be/BA3idvGzEFY