Site icon Telegrafi

Breshëri plumbash e më pas flakë, dalin pamjet e atentatit në Shkodër

Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër! Ky është padyshim rasti i Gjergj Ndërshtiqajt dhe kunatit të tij Gjon Nika.

Bëhet fjalë për atentatin e ndodhur mbrëmjen e 12 Marsit në fshatin Grudë të Re të Shkodrës, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash ndaj tyre duke i lënë të plagosur.

Siç shihet edhe në këto pamje të siguruara nga gazetarja Glidona Daci, autorët hapin zjarr në momentin që Ndërshtiqaj dhe Nika zbresin nga makina.

Aq shumë herë qëllojnë sa makina shpërthen në flakë. Teksa 30-vjeçari Nika gjen strehë larg automjetit, 28-vjeçari Ndërshtiqaj shihet në pamje, teksa tenton të fshihet pas automjetit me të cilin erdhi. Në momentin që makina shpërthen në flakë, ai largohet disa metra më tutje, sërish duke tentuar që të gjejë strehë. Ndërkohë plumbat e kanë lënë të plagosur.

Në këtë moment, autorët e ngjarjes largohen me shpejtësi me makinë, duke qëlluar në ajër.

Gazetarja Glidona Daci thotë se në këtë atentat mafioz dyshohet të kenë marrë pjesë 3 persona.

Sipas saj, goditja për shkak të detyrës së Gjergj Ndërshtiqajt në polici, apo e vëllait të tij, Marjan Ndërshtiqaj si Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër, është pista kryesore ku grupi hetimor po punon për të zbardhur këtë atentat.

Gjatë marrjes në pyetje dy të plagosurit në ngjarje dëshmuan se nuk kanë probleme dhe se nuk e dinë se kush mund t’i ketë qëlluar./Tv Klan/

Exit mobile version