Reshje të dendura shiu kanë përshirë në mesditë disa pjesë të Tiranës, pas një kohe të gjatë ku kanë mbizotëruar temperaturat e larta dhe thatësira.
Nga fotot e siguruara prej objektivit të kamerës së LSA, shihet sesi shiu i rrëmbyer ka gjetur të papërgatitur banorët e kryeqytetit, të cilët vrapojnë për të gjetur strehë në mungesë të çadrave.