Një pjesë e mollëve të Prespës këtë vit do të përdoren vetëm për përpunimin industrial për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar javë më parë nga breshëri.
Në fshatin Llacë janë dëmtuar 200 deri në 250 hektarë të mbjella mollë, ndërsa në të gjithë Prespën 700 hektarë. Rreth 10 fshatra janë të prekur nga breshëri.
Kryetari i shoqatës së pemëtarëve, Lube Pampuleski, thonë se kanë nevojë për më shumë avionë për largimin e mjegullës, sepse ndryshimet klimatike disa vite radhazi po na i dëmtojnë të mbjellat.
“Konstatojmë në terren se nga 80 deri në 100% kanë dëme pjesa më e madhe. Kemi probleme të mëdha me ndryshimet klimatike, ngrohja globale, thuajse çdo sezon në Prespë kemi breshër, kishim intervenim me avionë për mbulim mjegulle fundjavën e kaluar, të shtunën stuhia kaloj në Ohër, megjithatë të dielën na kapi sërish”- deklaroi Lube Pampuleski, Kryetar I Organizatës Së Pemtarëve.
Pemëtarët thonë se ende nuk janë dëmshpërblyer për dëmet e vieteve 2016, 2017, 2018. Presin që mjetit t’i marin këtë muaj. Edhe përskaj kësaj, dëmshpërblim këtkojnë edhe për këtë vit, pasi që thonë se mollët janë dëmtuar shumë dhe se askush nuk ua blen në këtë gjendje, përveç për përpunim industrial.
“Stuhia që na kaploi rreth 100% i dëmtuar pemëtarët, mund ta shihni edhe vetë mollët janë 100% të dëmtuara, pas çka nga kjo mollë nuk del mollë për konsumim, përveç mollës industriale. Situata me të vërtetë është alarmante përderisa nuk ndihmohet diçka nga shteti do ta kemi rëndë për ta kaluar këtë vit” tha një pemtar.
“E dini se gjithçka është shtrenjtuar edhe nafta edhe plehu edhe pjesët rezervë për traktorët dhe gjithçka tjetër. Nëse kanë mundësi duhet t’u ndihmojnë njerëzve sepse këtu në përgjithësi njerëzit jetojnë nga bujqësia dhe duhet t’u ndihmohet, ky është mendimi im, si janë kushtet në Qeveri unë nuk e di a ka mjete a s’ka mjete” tha një tjetër.
E përveç mollëve në fshatin Llacë edhe kultura të tjera të pemëtarisë.
“E përveç mollëve, dëmtime kanë pësuar edhe lajthitë dhe kumbullat, këtu kemi mbi 40 hektar lajthi të mbjella dhe shumë nga ato siç shihet në pamje janë dëmtuar nga reshjet e fuqishme të shiut disa ditë më parë”.
Banorët e këtij fshati sistemin për ujitjen e pemëve e kanë vendosur vetë, edhe ujin për pije e kanë rregulluar vetë, por thonë se nuk kanë kanalizim. Problemi më i madh me të cilin ballafaqohen është kjo urë në hyrje të fshatit e cila është shumë e ngushtë dhe e pasigurt, andaj kamionët që vijnë t’i marrin mollët nuk mund të kalojnë./TV21/