Akujt në madhësi të topit të golfit, e mbuluan një pjesë së Britanisë së Madhe, duke i dhënë fund nxehtësisë së lartë, që e kishte përfshirë këtë mbretëri për disa javë.
Në York ka pasur breshër dhe stuhi, akujt e së cilës shpuan kulmet dhe i lënduan njerëzit në kokë, transmeton Telegrafi.
Fenomeni i rrallë, ndodhi kur në pjesën tjetër po i gëzoheshin reshjeve të shiut, që pas një kohe të gjatë u mundësoi të marrin frymë lirshëm – pas një vere të gjatë, me temperaturë mbi 35 gradë Celsius.
Megjithatë, udhëtarët që shkonin në pushime, nuk iu gëzuan ndryshimit të motit, pasi shkaktoi tollovi në aeroporte dhe kolona të gjata nëpër autostrada. /Telegrafi/