Telegrafi

Breshër në formë të grimcave të coronavirusit bie në Meksikë, qytetarët besojnë se është “mesazh nga Perëndia”

Në Meksikë ka rënë breshër në formë të coronavirusit, gjë që ka nxitur reagime të ndryshme lidhur me këtë fenomen që po e cilësojnë si shenjë nga Perëndia.

Të habitur me atë çfarë panë, kalimtarët e komunës Montemorelos në veri të Meksikës, janë ndarë në dy grupe pas publikimit të fotografive të copave të akullit, transmeton Telegrafi.

Njëri grup pretendon se Perëndia ua ka dërguar breshrin në atë formë që të ua rikujtoj se duhet të qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpi, derisa tjerët besojnë se është mesazh nga krijuesi i tyre.

Grimcat e coronavirusit kanë një pamje specifike dhe pothuajse identike me ato kokrra të breshrit që kanë rënë në qytetin meksikan.

Meteorologu dhe njëherit konsulent pranë Organizatës Botërore të Meteorologëve, Jose Miguel Vinas, ka deklaruar se qyteti është dukur plotësisht normal.

“Brenda stuhisë merr një formë sferike dhe akumulon koka të akullit”, ka shtuar ai, duke lënë të kuptohet se asgjë e pazakontë nuk ka ndodhur. /Telegrafi/