Telegrafi

Breshër i madh në fshatin Rrezallë të Drenicës (Video)

Në fshatin Rrezallë të komunës së Skenderajt, erebeshet e shiut janë shoqëruar edhe me breshër.

Nga vieoincizi që i ka dërguar telegrafit një banor i këtij fshati shihet, se si është krijuar shtresa e breshërit që ka rënë në këtë lokalitet.

Ndryshe, te hënën në territorin e Kosovës ka pasur reshje shiu, të cilat sipas meteorologëve mund të vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme. /Telegrafi/