Telegrafi

Brentfordi e njofton Liverpoolin me disfatën e parë për vitin 2023

Brentfordi e pamposhtur Liverpoolin me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 19-të në Ligën Premier.

Pas vetëm 19 minutash lojë, The Reds u shokuan, shkaku që Ibrahima Konate shënoi auto-gol, duke i kaluar vendasit në epërsi, derisa Darwin Nunez lëshoi një mundësi të artë në minutat e parë të ndeshjes.

Në minutën e 40-të, Mee shënoi për 2-0, por goli i tij u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Ndërsa, dy minuta më vonë,Brentfordi ia doli ta shënonte të dytin të rregullt, tani përmes Yoane Wissa.

Në 45minutat e dytë, Liverpooli u mendua që po rikthehej, kur Alex Oxlade-Chamberlain shënoi për 2-1me një asistim të Trent Alexander-Arnold në minutën e 50-të.

Por, Brentfordi shënoi edhe të tretin, për 3-1 me anë të Bryan Mbeumo në minutën e 84-të, pas një asistimi brilant të Norgaard.

Pas javës së 19-të, Liverpooli gjendet në vendin e gjashtë me 28 pikë, ndërsa në xhiron e 20-të takohet me Brightonin. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore