Telegrafi

Brentford shpreson të përfundojë marrëveshjen me Eriksenin këtë fundjavë

Christian Eriksen pritet të rikthehet në Ligën Premier, pasi është afër një marrëveshje me Brentfordin.

Eriksen pësoi një arrest kardiak në “Euro 2020” gjatë ndeshjes së Danimarkës ndaj Norvegjisë dhe mezi shpëtoi pas disa minutave ankth.

Mesfushorit danez iu desh t’i vendoset një difibrilator në zemër, dhe kjo bërë që Eriksen të largohet nga Interi me marrëveshje të ndërsjellë pasi Serie A nuk lejon lojtarit të luajnë me pajisje të vendosura në trup.

Lexo po ashtu Eriksen do të përfundojë rikthimin në Ligën Premier në 72 orët e ardhshme

Megjithatë, ish-lojtari i Ajaxit dhe Tottenham Hotspur është gati t’i rikthehet fushave të blerta dhe atë në kampionatin anglez, Ligën Premier.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Brentford shpreson të përfundojë një marrëveshje për Eriksen këtë fundjavë.

29-vjeçari aktualisht është në bisedime me ‘Bletët’ për një kontratë gjashtëmujore deri në fund të qershorit, pasi u lirua nga Interi në dhjetor.

Eriksen është i disponueshëm si lojtar i lirë dhe Brentford dëshiron që ai të regjistrohet përpara mbylljes së afatit kalimtar të janarit, në mënyrë që ta përfshijnë atë në skuadrën e tyre prej 25 lojtarësh në Ligën Premier. /Telegrafi/