Brentfordi dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Ligën Premier.
Blutë e Londrës janë mysafir të Brentfordit në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në ‘Brentford Community Stadium’ nga ora 18:30.
Ekipi i Thomas Tuchel vjen në këtë ndeshje pas një fitore të madhe ndaj Southamptonit dhe synon fitoren e radhës në kampionat.
🔴🆚🔵 pic.twitter.com/Gs6T6UNse2
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 16, 2021
Në anën tjetër, vendasit kanë dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, marrë parasysh edhe mungesat.
Brentford: Raya; Zanka, Jansson, Pinnock, Canos, Jensen, Norgaard, Onyeka, Henry, Mbeumo, Toney;
Chelsea: Mendy; Chalobah, Christensen, Sarri; Azpilicueta, Loftus-Cheek, Kante, Kovacic, Chilwell; Lukaku, Werner;
/Telegrafi/