Arsenali është rikthyer te fitoret në Ligën Premier, pasi ka mposhtur Brentfordin në udhëtim me rezultat 0-3.
Ka qenë një ndeshje e merituar për londinezët që kanë dominuar nga fillimi i ndeshjes deri në fundin e saj.
William Saliba, Gabriel Jesus dhe Vieira ishin autorët e golave për Topçinjtë, derisa Bukayo Saka me dy asistime dhe Xhaka me një tjetër dhanë kontribut të madh.
Pikërisht qendërmbrojtësi francez William Saliba mori notën më të lartë, derisa pas tij ishin Saka e Xhaka.
Te vendasit më të vlerësuarit ishin Jensen e Hickey, derisa nota më e ulët shkoi për qendërmbrojtësin Kristoffer Ajer. /Telegrafi/